Aksident tragjik në Shqipëri: Vdes një grua, pesë të lënduar - Gazeta Express
string(58) "aksident-tragjik-ne-shqiperi-vdes-nje-grua-pese-te-lenduar"

Lajme

Gazeta Express

14/03/2025 7:47

Aksident tragjik në Shqipëri: Vdes një grua, pesë të lënduar

Lajme

Gazeta Express

14/03/2025 7:47

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në aksin rrugor Bulqizë – fshati Peladhi, pranë vendit të quajtur “Ura e Qytetit”.

Shtetasi me iniciale E.Z., teksa drejtonte një automjet tip ‘Fuoristradë’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja M.Z., 31 vjeçe.

Ndërkohë, vetë drejtuesi i mjetit dhe katër pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ata po trajtohen në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar./Euronews.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement