Avokati për masat strikte: Specialja duhej ta merrte parasysh të kaluarën e ish presidentit Thaçi - Gazeta Express
string(96) "avokati-per-masat-strikte-specialja-duhej-ta-merrte-parasysh-te-kaluaren-e-ish-presidentit-thaci"

Lajme

Gazeta Express

13/03/2025 17:42

Avokati për masat strikte: Specialja duhej ta merrte parasysh të kaluarën e ish presidentit Thaçi

Lajme

Gazeta Express

13/03/2025 17:42

Avokati Skënder Musa në emisionin “FRONTAL” të T7 ka komentuar forcat e EULEX’it gjatë vizitës së ish presidentit Thaçi në QKUK, ku po trajtohet babai i tij.

“Ligji e parasheh që masat të jenë strikte dhe të mos mbesë asgjë pa u përcjell por jo në këtë formë sepse duhet marrë parasysh të kaluarën.”

Sipas tij Specialja duhej ta merrte parasysh që Thaçi kishte marrë pjesë në hartimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Musa ka thënë se Thaçi ka pasur të drejtë të përshëndetet me të gjithë familjarët që kanë qenë duke qëndruar me babain e tij.

“Të gjitha i bëhen me dije dhe shumica shkruajnë në vendim, por njoftohet se si do të jenë procedurat, cilët persona kanë të drejtë me i taku. I lejohet të përshëndetet me anëtarë të familjes”, tha ai.

“Vizitat humanitare janë vizita brenda ditës brenda orarit të punës së institucioneve, s’janë të përcaktuara, por janë 2,3 orë, eventualisht 4 orë”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement