Kompozitori dhe dirigjenti Rafet Rudi sjell librin “Refleksione mbi muzikën”, botimi më i ri nga shtëpia botuese ‘Dukagjini’.
“Refleksione mbi muzikën” – ofron një pasqyrë të gjerë të jetës muzikore dhe kulturore, duke trajtuar lidhjen mes muzikës tradicionale dhe asaj moderne, ndikimin e politikës dhe të kulturës në muzikë, si dhe rolin e festivaleve dhe të artit muzikor në shoqëri. Ai shqyrton gjithashtu pluralizmin, modernitetin dhe traditën në muzikë, ndikimin e muzikës etj. Libri portretizon figura të rëndësishme të muzikës dhe të kulturës, si dhe analizon kompozitorë të njohur.
Rafet Rudi është kompozitor, dirigjent dhe mendimtar në fushën e publicistikës dhe të filozofisë së muzikës. Si anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencës dhe të Arteve, Rudi përbën personalitetin më të spikatur dhe më aktiv në 2-3 dekadat e fundit në botën muzikore të Kosovës. Ka shkruar veprat: kantatën “Flijimi” (1983), “Fantasia in Si” (1985) për violinë e piano, Koncerti për kitarë e orkestër (1986) etj. Rudi ka punuar profesor në Akademinë e Muzikës në Prishtinë, përderisa, si shef-dirigjent i Korit të Filharmonisë së Kosovës, ka realizuar një sërë koncertesh në Maqedoni, Kroaci, Shqipëri, Itali, Angli etj.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...