Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga selia blu tha se lista e Partisë Socialiste është lista e “Skapit”.
Sipas tij “të gjithë ministrat me dosje kuintalëshe mbi shpinë u futën njëri pas tjetrit në listën e mbrojtur”.
“Lista e mbyllur e Ramës është lista e Skapistëve, e atyre që hyjnë e dalin në Skap dhe që shkojnë me paturpësinë më të madhe për t’u kërkuar votën qytetarëve për t’u mbrojtur nga Drejtësia”, tha Berisha.
Sa i takon listës së hapur të PS-së Berisha tha se ajo është “lista e patronazhistëve”.
“Lista tjetër është patronazhistë dhe pastaj të tjerë kërkoni në gugëll. Mos harroni, kur t’ua dëgjoni emrat, klikoni në gugëll se çfarë janë. Mungesë totale respekti ndaj qytetarëve shqiptarë dhe zgjedhësve shqiptarë”, tha Berisha.
“Le të flasë me veten nga mëngjesi gjer në darkë, atë monologun e mëngjesit ta vazhdojë gjithë ditën, por Edi Rama me asgjë nuk mund të mbulojë problematikat e tmerrshme të listës që iu paraqiti shqiptarëve”, tha Berisha.