Rocco Vata nuk do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare.
I biri i ish-futbollistit shqiptar, Rudi Vata është përfshirë në listën e të ftuarve të Irlndës për ndeshjet e marsit.
Shqipëria kishte ende shpresa, por lista e sotme e irlandezëve i hoqi krejt dilemat dhe tash dihet qartë qëndrimi dhe vendimi i Vatës junior.
Kështu, mbyllen krejt rrugët që e çonin futbollistin tek Kombëtarja shqiptare.
19 vjeçari është lindur në Skoci, ndërsa deri tash ka qenë pjesë e ekipit të të rinjvë të Irlandës.
Ai luan tek Watfordi në Angli. /Gazeta Express