Ushtarët hungarezë të Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it, zhvilluan stërvitje me ngarkesë aktive (hot load training) me Detashmentin e Aviacionit të KFOR-it në kampin Novo Selo.
“Ushtarët praktikuan ngritjen dhe zbarkimin e sigurt të avionit në nivel nën-njësie”, thuhet në njoftimin e KFOR.
Misioni i NATO’s në Kosova tha se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë./Express/
*Hot load training i referohet trajnimit ku pajisjet, si armët ose makineritë, përdoren me ngarkesë aktive (p.sh., me municione) për të simuluar kushte reale, me qëllim përgatitjen për situata urgjente ose të rrezikshme.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...