KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani - Gazeta Express
string(68) "kpa-le-ne-fuqi-shkarkimin-e-gjyqtares-se-elbasanit-enkeleda-kapedani"

Shqiperi

Gazeta Express

13/03/2025 9:38

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani

Shqiperi

Gazeta Express

13/03/2025 9:38

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi sot lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Vendimi është marrë me shumicë votash nga trupi gjykues i KPA-së, i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Sokol Çomon, Albana Shtyllën dhe Mimoza Tasin, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Kapedanit.

Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren Enkeleda Kapedani më 18 maj 2022 për probleme në kriterin e pasurisë dhe u konstatua se me veprimet e saj kishte cenuar besimin e publikut tek drejtësia.

Më 17 janar 2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor e pezulloi Kapedanin nga detyra për 6 muaj, për shkak të një procedimi disiplinor të hapur nga Inspektori i Lartë të Drejtësisë, pas publikimit në TikTok të disa videove.