Sulmi ndaj Abdixhikut dhe çështja e punimeve në sheshin "Xhorxh Bush", Halimi: Çeku përfaqëson mendësinë primitive të VV-së - Gazeta Express
string(119) "sulmi-ndaj-abdixhikut-dhe-ceshtja-e-punimeve-ne-sheshin-xhorxh-bush-halimi-ceku-perfaqeson-mendesine-primitive-te-vv-se"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2025 16:39

Sulmi ndaj Abdixhikut dhe çështja e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, Halimi: Çeku përfaqëson mendësinë primitive të VV-së

Lajme

Gazeta Express

12/03/2025 16:39

Drejtoresha e Kuluturës në Komunën e Prishtinës dhe anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, i është kundërpërgjigjur ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili sot ka komentuar një qëndrim politik të kreut të LDK-së, Lumir Abixhiku, rreth krijimit të Qeverisë.

Halimi ka thënë se Çeku sot përveç marrjes me Abdixhikun, ka dhënë urdhër edhe për ndaljen e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Sipas saj, kjo është mendësia primitive e Lëvizjes Vetëvendosje që Çeku e përfaqëson.

“Në rrethana të tjera, një ministër që përfaqëson kulturën dhe artin do të duhej të promovonte emancipimin politik dhe zhvillimin. Por kjo është partia që ai përfaqëson, me mendësinë e saj primitive të qeverisjes.Prandaj, shpresat për gjeneratat e reja në partinë në pushtet përfundojnë kësisoj – duke braktisur idetë progresive dhe duke ia lënë mendjen lokomotivës propagandistike, partisë!”, ka shkruar ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement