Vëllaznimi ndahet me trajnerin Mirel Josa - Gazeta Express
string(41) "vellaznimi-ndahet-me-trajnerin-mirel-josa"

Futboll

Gazeta Express

12/03/2025 15:46

Vëllaznimi ndahet me trajnerin Mirel Josa

Futboll

Gazeta Express

12/03/2025 15:46

Mirel Josa nuk është më trajner i KF Vëllaznimit.

Klubi gjakovar ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare se e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin shqiptar, shkruan “Gazeta Express”.

“KF Vëllaznimi dhe kryetrajneri Mirel Josa, sot kanë arritur marrëveshje të dy anshme për shkëputjen e bashkëpunimi. KF Vëllaznimi e falenderon kryetrajnerin Josa për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme dhe i uron sukses në të ardhmen. Mbi të gjitha është Vëllaznimi”, njoftojnë Kuqezinjtë.

Ish-trajnerit të Prishtinës nuk i ecën punët mirë me rezultate në Gjakovë dhe kjo ishte arsyeja e ndarjes mes palëve.

Vëllaznimi synon të rikthehet në Superligë, por në javët e fundit ka ngecur prapa në Grupin A të Ligës së Parë pas rezultateve zhgënnyese. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement