string(99) "kreret-e-ffk-se-dhe-te-kombetares-as-edhe-nje-fjale-per-lajmet-e-perditshme-per-humbje-te-lojtareve"

Futboll

Gazeta Express

12/03/2025 13:53

Krerët e FFK-së dhe të Kombëtares as edhe një fjalë për lajmet e përditshme për humbje të lojtarëve

Futboll

Gazeta Express

12/03/2025 13:53

Humbjet e lojtarëve te Kosova thuajse janë bërë lajme të përditshme me të cilat po zhgënjehet e shqetësohet çdo tifoz i vërtet i Kosovës.

Etnik Brruti bëri “tërmet” të shtunën kur u mësua se futbollisti i Malishevës vendosi të largohet nga Kosova U-21, ku ishte kapiten, për ta zgjedhur Kombëtaren shqiptare, shkruan “Gazeta Express”.

Pas tij u njoftua se Federata Shqiptare e Futbollit e ka vënë në shënjestër edhe Arijon Ibrahimovicin, të cilin FFK-ja e ka në “llupë” qe një kohë të gjatë.

Këtë e kishte konfirmuar në emisionin “Favorit” edhe zëvendës-drejtori i Kombëtares, Samir Ujkani, shkruan “Gazeta Express”.

E sot Kosova e pësoi një tjetër “goditje” kur u mësua se Besfort Zeneli, dikur futbollist i Kosovës U-21, u ftua nga Kombëtarja e Suedisë.

Vëllai i Arbër Zenelit edhe ashtu kishte njoftuar se nuk do ta pranonte kurrë një ofertë për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës, ndërsa po e priste një ftesë nga Suedia.

E pas krejt këtyre lajmeve tronditëse, as kryetari i FFK-së, Agim Ademi, e as drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti, nuk e kanë thënë asnjë fjalë të vetme.

Jo vetëm ata, por askush nga FFK, qoftë edhe përmes një kumtese në emër të FFK-së, nuk e kanë hapur gojën.

Të gjithë janë fshehur pas një emri të madh, siç është ai i Afrim Tovërlanit, i cili ishte i vetmi që doli e foli për rastin e marrjes së Brrutit nga Shqipëria, duke e përfshirë veten, ndonëse selektor me pozitë, në polemika edhe me kreun e FSHF-së, Armand Duka.

Ky i fundit sot foli siç flet zakonisht.

Tha se kosovarët vetë po e duan Shqipërinë dhe vetë po i bashkohen, derisa rikonfirmoi se dyert e Kombëtares shqiptare nuk do të mbyllen kurrë për asnjë shqiptar.

Emisioni “Favorit” në T7 në fundjavën që shkoi i ka kushtuar temë humbjes së 16 futbollistëve të njohur të Kombëtares së Kosovës, të cilët zgjodhën Kombëtare të tjera, kryesisht Shqipërinë. /Gazeta Express