Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së - Gazeta Express
string(124) "qeveria-miraton-nismen-per-lidhjen-e-marreveshjes-kornize-per-bashkepunim-ne-fushen-e-mbrojtjes-ndermjet-kosoves-dhe-shba-se"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2025 10:34

Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme

Gazeta Express

12/03/2025 10:34

Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim një nismë për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se në këtë marrëveshje do të angazhohen për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në këtë fushë.

“Në mbledhjen e sotme i kemi 23 propozim vendime. Në mesin e tyre me rëndësi të veçantë do të jetë shqyrtimi i nismës për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendit tonë dhe SHBA-së. Në këtë marrëveshje do të angazhohemi për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë me planifikim të mbrojtjes, qëndrueshmërisë strategjike dhe ngritjes së kapaciteteve strategjike ushtarake”.

Kurti tha se marrëveshja do të jetë e përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

“Ministria e Mbrojtjes mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për bashkëpunim me shtetet aleate e në koordinim me SHBA-në ka iniciuar lidhjen e marrëveshjes kornizë. Me këtë marrëveshje Kosova dhe SHBA angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si: planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmëri strategjike, si dhe ngritje e kapaciteteve strategjike ushtarake”.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci tha se qëllimi i marrëveshjes është për avancim të bashkëpunimit në këtë fushë dhe tha se nisma është në përputhje me qëllimet e integrimit euroatlantik të Kosovës.

“Në koordinim të plotë me SHBA-në ka iniciuar lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të dyja palët të angazhohemi me avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”.

“Një hap i tillë i bashkëpunimit është ndërmarrë në përputhje me qëllimet e integrimit më të gjerë euroatlantik, thellimit të kërcënimeve për sigurinë, rritjen e ndërveprueshmërisë, gjithmonë duke u mbështetur në partneritetin e fortë ekzistues në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”.

Për këtë Kurti paralajmëroi se do të flasë më gjerësisht Maqedonci në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement