Ajola Xoxa është paraqitur sërish sot në Apelin e GJKKO ku do të zhvillohet seanca për lirimin e disa llogarive bankare, për të cilat bashkëshortja e Erion Veliajt kishte bërë ankim, pasi i janë bllokuar.
Seanca e të hënës u shty pasi Gjykata kerkoi kohë për tu njohur me disa prova të reja të paraqitura nga SPAK.
Ajola Xoxa argumenton se këto para janë të rregullta me burime të ligjshme dhe jo ashtu sic pretendon SPAK.