Kryhet rinumërimi i 50 vendvotimeve për të cilin vendosi KQZ, në mesditë nis rinumërimi i fletëvotimeve me postë që ishin shpallur të pavlefshme - Gazeta Express
string(143) "kryhet-rinumerimi-i-50-vendvotimeve-per-te-cilin-vendosi-kqz-ne-mesdite-nis-rinumerimi-i-fletevotimeve-me-poste-qe-ishin-shpallur-te-pavlefshme"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2025 9:49

Kryhet rinumërimi i 50 vendvotimeve për të cilin vendosi KQZ, në mesditë nis rinumërimi i fletëvotimeve me postë që ishin shpallur të pavlefshme

Lajme

Gazeta Express

12/03/2025 9:49

Të martën në mesnatë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta, sipas vendimit të KQZ-së.

Ky proces u zhvillua në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

KQZ njofton se gjatë ditës së sotme, në orën 12:00, në QNR do të fillojë rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, të cilat gjenden në 177 kuti të votimit, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Edhe për këtë proces, KQZ ka njoftuar vëzhguesit e akredituar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement