Rama: Alpinistët nga e gjithë Shqipëria në malet plot aventura të Thethit - Gazeta Express
string(72) "rama-alpinistet-nga-e-gjithe-shqiperia-ne-malet-plot-aventura-te-thethit"

Shqiperi

Gazeta Express

12/03/2025 9:06

Rama: Alpinistët nga e gjithë Shqipëria në malet plot aventura të Thethit

Shqiperi

Gazeta Express

12/03/2025 9:06

Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë në këto ditë marsi u vizitua nga alpinistë dhe turistë të apasionuar pas ngjitjeve në mal.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga ngjitja në majat binjake të Thethit, Mark Zagora e grupit të madh të alpinistëve.

“Alpinistët nga e gjithë Shqipëria në malet plot aventura të Thethit”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

179 alpinistë nga gjithë Shqipëria eksploruan “Parkun Kombëtar të Alpeve”, një përvojë unike e turizmit malor mes peizazheve të mrekullueshme, nismë e Federatës Shqiptare të Alpinizmit, të cilës iu bashkuan edhe turistë të pasionuar pas natyrës.

Në këtë ekspeditë 179 alpinistë nga 16 ekipe të vendit tonë u ngjitën në majën më të lartë të Qafë Thores, Mark Zagora apo siç njihen ndryshe si binjaket e Thethit, në lartësinë 2313 metra mbi nivelin e detit, duke sfiduar kështu vështirësitë dhe rreziqet që shoqërojnë stinën e dimrit në këto zona.

Advertisement
Advertisement
Advertisement