Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur tha detaje nga identifikimi i kufomave të shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit që u bë sot.
Gara njoftoi se aktualisht janë duke punuar edhe me të paktën pesë identifikime të reja po me këtë masakër.
“Fillimisht shpreh ngushëllime për familjet e shtatë viktimave nga Masakra e Kralanit. Mbetjet mortore të shtatë viktimave janë nga mbetjet mortore të zhvarrosura ose të gjetura gjatë gërmimit të vitit 2023 nga lokacioni i varrit masiv në Bishtazhin”, tha Gara.
Derisa, ai bëri të ditur edhe datën e organizimit të rivarrimit.
“Ceremonia e rivarrimit të organizohet më 4 prill, pikërisht në përvjetorin e masakrës”, tha Gara në “Edicionin Special” në Klan Kosova.
Tutje, ai shtoi se: “Familjet e të gjithë personave të zhdukur gjatë luftës padyshim që janë njerëzit me fisnik të kësaj shoqërie, përkundër dhimbjes dhe aktit të pritjes mbështesin punën institucioneve”.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...