Gazetare: Shaha Thaçi
Pas 16 vitesh pritje, në familjen Ahmeti nga Rahoveci ka mbizotëruar një atmosferë festimi dhe hareje.
Naim Ahmeti, baba i pesë vajzave, më në fund është bekuar edhe me një djalë, duke përmbushur një dëshirë të kahershme.
Lajmi i gëzueshëm është pritur me surle e tupana, ndërsa shtëpia e Ahmetajve është mbushur me të afërm, miq e dashamirë që kanë ardhur për të ndarë këtë moment të veçantë me familjen.
Emri i vogëlushit është frymëzuar nga kryesuesi i teqes në Rahovec, duke i dhënë kështu një domethënie edhe më të veçantë ardhjes së tij në jetë.
Nëna e Naimit, me lot gëzimi në sy, ka shprehur emocionet e saj për këtë bekim të madh, duke thënë se nuk ka fjalë të përshkruajë lumturinë e të qenit gjyshe pas kaq shumë vitesh.
Për ta parë materialin e plotë, klikoni në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...