Nesër, më 12 mars, Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet për të finalizuar dhe “vulosur” listat e kandidatëve që do të përfaqësojnë partinë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Afati i fundit për dorëzimin e listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është ora 24:00.
Takimi do të shënojë përmbylljen e këtij procesi, i cili synon krijimin e një ekipi fitues për PS. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me kabinetin dhe drejtuesit politikë të partisë, duke diskutuar për listat paraprake të kandidatëve. Ende nuk është e qartë nëse Rama do të jetë pjesë e garës, pasi ai ka lënë mundësinë të hapur për të mos qenë në listat e kandidatëve.
Rama ka theksuar se listat do të përfshijnë një përzierje të eksperiencës së të “vjetërve” dhe energjisë së të rinjve.
Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet nesër në orën 19:00 në selinë rozë për të zyrtarizuar listat e kandidatëve.