Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtëpi në Prizren është kapluar nga zjarri.
Kjo është bërë ditur përmes raportit të përditshëm të policisë ku është shtuar se njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin.
‘‘ZJARRVËNJE
Fsh. Zym Prizren/ 10.03.2025-NN. Është raportuar se nga zjarri është përfshirë një shtëpi e cila në atë moment nuk ka pasur banorë. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve të shkaktuar nuk ka të lënduar. Rasti në procedurë hetimore’’, ka njoftuar policia. /Express
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...