Edhe një person ka vdekur pas sulmeve me dronë gjatë natës në Rusi, sipas guvernatorit rajonal të Moskës, Andrei Vorobyev.
Ai thotë se një burrë 50-vjeçar ka vdekur në spital, ndërsa shtoi se dy të tjerë mbeten në spital me lëndime të rënda, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Më herët BBC raportoi se një person kishte vdekur pas një sulmi “masiv” me dronë gjatë natës në Moskë, sipas zyrtarëve.
Viktima thuhet se është një roje 38-vjeçare që punonte në një parking makinash, thonë mediat ruse.
Rusia thotë se Ukraina ka nisur një sulm “masiv” me dron gjatë natës në Moskë dhe rajonin përreth, përpara bisedimeve të vështira të paqes midis Ukrainës dhe SHBA-së që do të mbahen sot në Arabinë Saudite.
Ndërkaq, autoriteti rus i aviacionit civil Rosaviatsia ka hequr kufizimet e vendosura gjatë sulmit me dron ukrainas në tre aeroporte në Moskë – Domodedovo, Vnukovo, Zhukovsky. Po ashtu, u tha se 46 fluturime u devijuan gjatë sulmit.