string(72) "shqiperia-ne-ofanzive-per-ibrahimovicin-qe-kosova-e-do-prej-shume-kohesh"

Sport

Gazeta Express

11/03/2025 0:42

Shqipëria në ofanzivë për Ibrahimovicin, që Kosova e do prej shumë kohësh

Sport

Gazeta Express

11/03/2025 0:42

Kosova duket se po e humb edhe një tjetër super-yll të ri. 

Federata Shqiptare e Futbollit po përpiqet të bindë sulmuesin e Lazios, produktin e Bayern Munich, Arijon Ibrahimovic të vishet kuqezi dhe nuk dorëzohet në këtë drejtim. 

Siç raporton “Telesport”, edhe Elseid Hysaj ka pasur biseda me futbollistin 19 vjeç nga Kosova i cili menaxhohet nga agjencia e themeluar nga djali i legjendës Karl-Heinz Rummenige.

Kohë më parë, zv. drejtori i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, pati konfirmuar në emisionin “Favorit” bisedimet me Ibrahimovicin.

“Kemi pasë biseda direkte me të (Ibrahimovicin), trajnerin dhe familjarët e tij. Po e ndjekim çdo vikend me ekipin”, kishte deklaruar në Ujkani në “Favorit”. 

Samir Ujkani nga Kombëtarja tregon se cilët lojtarë po i pret Kosova, në mesin e tyre edhe Ibrahimoviçin

Samir Ujkani nga Kombëtarja tregon se cilët lojtarë po i pret Kosova, në mesin e tyre edhe Ibrahimoviçin #T7 #samirujkani #Ibrahimovic

Posted by T7+ on Sunday, February 18, 2024

Ibrahimovic më parë kishte luajtur edhe te Frosinone në Serie A./GazetaExpress/