Ronaldo gjen golin e 927-të në karrierë - Gazeta Express
string(39) "ronaldo-gjen-golin-e-927-te-ne-karriere"

Sport

Gazeta Express

10/03/2025 21:32

Ronaldo gjen golin e 927-të në karrierë

Sport

Gazeta Express

10/03/2025 21:32

Cristiano Ronaldo po i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës së 1000 golave në karrierë.

Superylli portugez i futbollit, të hënën mbrëma shënoi golin e 927 në karrierë.

Ronaldo realizoi në ndeshjen që skuadra e tij Al Nassr e fitoi 3:0 ndaj Esteghlalit të Iranit, në kuadër të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Ronaldo shënoi për 2:0 nga penalltia në minutën e 27-të. Skuadra nga Irani nga minuta e 45-të mbeti me një lojtarë më pak në fushë.

Mehran Ahmadi u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Jhon Duran shënoi dy golat tjerë.

Fillimisht në minutën e 9-të shënoi golin e parë, kurse realizoi edhe golin e tretë në minutën e 84-t.

Ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 0:0.

Ronaldo me Al Nassr do të paraqiten në çerekfinale të Championsit të Azisë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement