Situata e Juventusi po tensionohet çdo javë e më shumë.
Humbja e fundit në shtëpi prej 4-0 nga Atalanta ka ndezur alarmët te bordi dhe tifozët juventin, të cilët kanë nisur të humbin besimin te Thiago Motta.
Jo vetëm që ishte humbje poshtëruese për Juventusin, por ishte humbja më e madhe e pësuar si vendas nga “Zonja e Vjetër” për mbi 50 vite.
Trajneri italiano-brazilian erdhi në klub gjatë verës së kaluar me misionin e rikthimit të Juventusit në majet e futbollit italian dhe europian, por deri më tash nuk i ka përmbushur pritshmëritë.
Eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve, po ashtu edhe eliminimet nga Superkupa dhe Kupa e Italisë, kanë bërë që Juventusi të shkojë drejt një sezoni pa trofe.
Juventusi po ashtu ka pesë sezone rresht që s’e ka fituar Scudetton.
Ndonëse Juventusi nuk ka qenë i lehtë për t’u mposhtur, barazimet e shpeshta ia kanë pamundësuar të jetë më lartë në tabelë.
Raportimet nga Italia bëjnë me dije se nëse Motta nuk arrin që ta kualifikojë Juventusin për Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, ai do të shkarkohet menjëherë./GazetaExpress/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...