Aksionari i Unitedit numëron pesë lojtarët që janë të mbipaguar dhe nuk janë mjaftueshëm të mirë - Gazeta Express
string(96) "aksionari-i-unitedit-numeron-pese-lojtaret-qe-jane-te-mbipaguar-dhe-nuk-jane-mjaftueshem-te-mire"

Sport

Gazeta Express

10/03/2025 20:09

Aksionari i Unitedit numëron pesë lojtarët që janë të mbipaguar dhe nuk janë mjaftueshëm të mirë

Sport

Gazeta Express

10/03/2025 20:09

Aksionari i Manchester Unitedit, Sir Jim Ratcliffe i ka përmendur pesë lojtarë të klubit që janë të mbipaguar dhe nuk janë “mjaftueshëm të mirë”.

Qëkur kompletoi marrëveshjen për t’u bërë aksionar me një përqindje të vogël tek Unitedit, Sir Jim Ratcliffe është përballur me periudhën më të errët të klubit ndonjëherë.

Për momentin, Unitedi është i 14-ti në tabelë, duke qenë sezoni më i dobët në histori të klubit.

Ratcliffe i ka listuar problemet e klubit që kanë çuar në këtë situatë, derisa i përmendi edhe pesë lojtarë që e kanë ‘ndihmuar’ në këtë aspekt.

“Ne i kemi trashëguar Antonyn, Casemiron, Onanan, Hojlundin dhe Sanchon, madje për këtë të fundit po paguajmë 17 milionë euro në pagë, derisa është në huazim te Chelsea”, tha ai për “BBC Sport”.

“Disa nuk janë të mirë, disa po paguhen më shumë seç duhet, dhe na duhet kohë të bëjmë një skuadër të mirë dhe konkurruese”, shtoi ai.

Ai e lavdëroi Bruno Fernadesin duke thënë se ai “është i jashtëzakonshëm”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement