“Diskutimi do të ishte më i pasur sikur të isha në këtë mbledhje”, ka thënë në “Frontal të T7, të hënën, Valon Murtezaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), teksa ka komentuar mbledhjen e kryesisë së këtij subjekti politik.
Murtezaj ka thënë se për vendimet e mëdha strategjike duhet të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm.
Ai ka thënë se LDK-ja është partia e parë anti-komuniste në Ballkan, e ka një trashëgimi të fortë demokratike – rrjedhimisht, shton Murezaj, në diskutime të kësaj partie duhet të përfshihen sa më shumë akterë.
“Mbledhja e sotme e kryesisë, sot që mund të nxirren orientime për vendime madhore, dhe këtu hynë edhe çfarë do të bëjë LDK pas rezultateve, do të jetë në opozitë apo me çfarë kushtesh do të behej pjesë e Qeverisë, në çfarëdo lloj rrethanash”.
“Nuk mundet që vetëm kryesia të vendos për vendimet madhore, strategjike, pore dhe taktike e politike të LDK-së, ato merren në Këshillin e Përgjithshëm”.
“Demokracia nënkupton përfshirjen e sa më shumë aktorëve, faktorëve, kontributorëve në LDK. Mos të harrojmë që LDK-ja është partia e parë anti-komuniste në Ballkan, ne duhet t’i themi gjërat ashtu siç janë. Rezultati nuk ka dalë mirë”, ka thënë ai. /Gazeta Express