Ademola Lookman duket se po kalon muajt e tij të fundit në Serie A, me një rikthim në Premierligë që është në horizont.
Situata e tij tek Atalanta nuk është më e mira e mundshmja, pasi ka pasur një përplasje me trajnerit Gian Piero Gasperini.
Pavarësisht se është një nga lojtarët më kryesor të Atalantas, sulmuesi nigerian po e konsideron largimin gjatë verës.
Një nga klubet më të interesuara për të vjen nga Premierliga, më konkretisht nga Manchester Unitedi.
Unitedi i drejtuar nga Amorimi e dëshiron një profil të lojtarit si Lookman, në një sulm të brishtë të klubit anglez. Kontrata aktuale e Lookman me klubin italian përfundon në vitin 2026, që mund të shtyjë Atalantan të pranojë një shumë më të vogël për largimin e tij./GazetaExpress/