Edhe pak vjen pranvera edhe atmosfera ja nisi mu nxeh, me ngjarje vallëzimi, koncerte këndimi, promovime leximi. Çka me bo, ku me shku, qysh m’u zbukuru? Qe top lista jonë javore…
Nuk e patëm lehtë me përzgjedh listën e kësaj jave në mes opsioneve muzikore, filmike e gastronomike, por besojmë që ju pëlqen kombinimi. Për krejt ata që kanë qef me kcy salsa, bachata, kizomba, merengue, cha-cha, and rumba, këtë javë fillon festivali pesëditor Prishtina Dance Week. Diçka pak ma qetë për shpirt mundeni me dëgju në koncertin e parë të “Harmonius Vocal Ensemble” në Kishën Shën Ndou. Alisa Maliqi e promovon librin për historinë e Galerisë Dodona në librarinë Dukagjini ndërsa mundeni me marrë pjesë edhe në punëtorinë e qendisjes me mjeshtren Filja Kolën në Europe House. Në teatrin Oda shfaqet video performanca e re e Uresës dhe Likit, me diskutim pasues në Bubble, e bash në Bubble ka edhe panel për kontributin e grave queer në kauzën feministe, nga Indefinite Institute dhe CEL.
Me kcy mundeni edhe në Megadance që kësaj rradhe mbahet në Shkup (dizajni by our own Skyte), në kino Jusuf Gërvalla ka premierë filmi me humor shkodran e krejt në fund ju rekomandojmë edhe bizhuteritë artizanale të ‘Art Handmade Unique’ në Gjakovë.
Këtu është lista e plotë me krejt ngjarjet: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-10-mars
Shihemi në ndonjerin nga ngjarjet e javës!