Italiani i kërkuar nga Venezuela arrestohet në Durrës - Gazeta Express
string(53) "italiani-i-kerkuar-nga-venezuela-arrestohet-ne-durres"

Shqiperi

Gazeta Express

10/03/2025 14:17

Italiani i kërkuar nga Venezuela arrestohet në Durrës

Shqiperi

Gazeta Express

10/03/2025 14:17

Një italian, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në qytetin e Durrësit. Autoritetet bëjnë me dije se në pranga ka rënë Antonio Goffredo, i cili u ndalu me qëllim ekstradimin në Venezuelë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.  Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi italian A. G., 51 vjeç, banues në Itali.  Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Caracas, pasi Gjykata e Caracas, në vitin 2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Venezuelës”, sqaron policia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement