Hapet thirrja për mbështetje të autorit nga MKRS - Gazeta Express
string(48) "hapet-thirrja-per-mbeshtetje-te-autorit-nga-mkrs"

Arte

Gazeta Express

10/03/2025 14:08

Hapet thirrja për mbështetje të autorit nga MKRS

Arte

Gazeta Express

10/03/2025 14:08

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur thirrjen për mbështetjen e autorit në katër kategori.

Thirrja:

Duke e konsideruar librin si një mjet të rëndësishëm për të nxitur kulturën, artin dhe krijimtarinë, kjo thirrje synon të inkurajojë zhvillimin e librit në mënyra inovative dhe të përshtatshme për kohën tonë. Të drejtë aplikimi me projekt-propozime kanë individët dhe OJQ-të, që dëshmojnë se programi i tyre i punës është i profilizuar në fushën e librit, leximit dhe kulturës.

Kategoritë e thirrjes:

Zhvillim, botim dhe përkthim i librave

Zhvillim të audio-librit

Rezidenca letrare

Programe për nxitjen e lexueshmërisë

Afati i fundit për aplikim është deri më 4 prill dhe detajet për aplikim gjenden në faqen zyrtare të MKRS.

Advertisement
Advertisement
Advertisement