Jashari del me flamur në fushë, shkakton kaos - Gazeta Express
string(44) "jashari-del-me-flamur-ne-fushe-shkakton-kaos"

Futboll

Gazeta Express

10/03/2025 12:48

Jashari del me flamur në fushë, shkakton kaos

Futboll

Gazeta Express

10/03/2025 12:48

Xhiroja e 29-të e sezonit të rregullt të Jupiter Pro League ia solli fitoren Club Brugget në derbin e qytetit kundër Cercle Brugge.

Në “Jan Breydel Stadion”, skuadra e Hayen fitoi me rezultat 3:1 falë një pjesë të parë fantastike, të mbyllur me tre gola epërsi (dygolësh i Jutgla dhe një i Vanaken).

I pamjaftueshëm për vendësit ishte goli i shënuar në pjesë të dytë nga Diakite, shkruan “Gazeta Express”.

Por, në fund të ndeshjes ndodhi një moment tensioni: futbollisti kosovar, Ardon Jashari e mori një flamur nga sektori i tifozëve mysafirë të Club Brugget dhe e solli deri në mesfushë.

Më pas nisi sherri mes lojtarëve pasi ata të Cercle Brugge e konsideruan si provokim dhe ia hoqën nga duart.

Më pas plasi një sherr mes lojtarëve, siç mund ta shihni edhe në videon më poshtë. /Gazeta Express