Gjykata e Lartë do të japë nesër në orën 10:00 vendimin për ish-ligjvënësin demokrat, Ervin Salianji.
Ish-deputeti ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër dënimit nga Apeli i Juridiksion të Përgjithshëm me 1 vit burg për kryerjen e veprës penale “kallëzim i rremë”.
Ish deputeti prej datës 27 shtator të vitit 2024 ndodhet në burgun e Fierit, pasi Apeli la në fuqi të vendimit të shkallës se parë.