Javën e kaluar Policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1 mijë e 455 gjoba dhe ka pezulluar 10 patentë shoferë.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar 29 aksidente trafiku me 15 të lënduar.
Komunikata e plotë:
Numri i gjobave dhe aksidenteve gjatë javës në rajonin e Ferizajt
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, nga data 03 – 09.03.2025, janë shqiptuar 1,455 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 10 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 29 aksidente, nga të cilat:
– 12 aksidente me lëndime,
ku kanë mbetur të lënduar 15 persona
– 17 aksidente me dëme materiale
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:
-Stacionit më të afërt policor
– Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406
Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
aaaaa