Një konflikt që nisi për motive akoma të panjohura në Ferizaj, përfundoi në rrahje brutale fundjavën që lamë pas. Katër persona kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta një person, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Të dyshuarit po kërkohen, ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga Policia.
Rasti ndodhi në rrugën “Kruja”, ku një 45-vjeçar ishte viktimë e sulmit nga katër fqinjët e tij, të cilët tashmë ndodhen në arrati.
Të dyshuarit për këtë rast janë Avni Azemi, Mirand Azemi, Ruzhdi Azemi dhe Dardanit Azemi.
Katër anëtarët e familjes Azemi po dyshohen se e kanë goditur me shkopinj druri e shufër fqinjin e tyre, duke e bërë për spital.
Rasti u zbulua pasi viktima u dërgua në Emergjencën e Ferizajt e më pas u transferua në QKUK për shkak të plagëve të rënda që pësoi.
Lidhur me rastin, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nga Policia, ndërsa është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.
Me urdhër të tij, hetimi është iniciuar në drejtim të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”./Sinjali
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...