Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Redoni së fundi foli për raportin e tij me Eglin, si dhe për një mesazh të dërguar në Big Love, që u shfaq në emër të tij.
Redoni u shpreh se për shkak të kohës së shkurtë që kaloi në lojë, ai arriti të krijojë një raport të vetëm dhe ky ishte me Eglin.
Mesazhi ishte për Eglin dhe thoshte: “Sytë janë pasqyra e shpirtit tënd të bukur. Të lutem mos lejo të venitet shkëlqimi që reflektohet në to. Kjo eksperiencë do të mbarojë dhe unë mezi pres të të takoj”.
Kur u pyet për këtë çështje, Redoni reagoi me habi dhe mohoi çdo përfshirje në mesazh, duke thënë se dikush kishte përdorur emrin e tij pa dijeninë e tij.
“Për hir të vërtetës, nuk kam çuar mesazh, nuk kam qenë ai unë, por nëse është përdorur emri im për diçka pozitive, atëherë s’kam asgjë kundër. Më ka ardhur keq që është përdorur emri im në atë aspekt, që mundet të më dëmtojë ndonjë raport që mund të jem duke e krijuar”, tha ai.

Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...