Adil Maliqi në “Favorit” me rrëfim ekskluziv: Nga FFK-ja thanë se nuk kisha sukses, shumë treguan mllef ndaj meje - Gazeta Express
string(109) "adil-maliqi-ne-favorit-me-rrefim-ekskluziv-nga-ffk-ja-thane-se-nuk-kisha-sukses-shume-treguan-mllef-ndaj-meje"

Sport

Gazeta Express

09/03/2025 23:04

Adil Maliqi në “Favorit” me rrëfim ekskluziv: Nga FFK-ja thanë se nuk kisha sukses, shumë treguan mllef ndaj meje

Sport

Gazeta Express

09/03/2025 23:04

Ish-selektori i kombëtares U19 të Kosovës, Adil Maliqi ka bërë një rrëfim ekskluziv në emisionin “Favorit”, që po transmetohet në T7.

Ai foli për mosvazhdimin e kontratës së tij, situatën e Etnik Brrutit e për mosfalënderimin e FFK-së ndaj tij.

“Duhet mi pytë në FFK pse po ikin këta lojtarë… Mosmenaxhimi e moslidershipi nga FFK-ja po ikin lojtarët, nuk i vlerësojnë siç duhet. Kur e sheh që po ka potencial lojtari e injorohet, atëherë ai ik”, tha fillimisht Maliqi.

Tutje, ai foli edhe për një lojtar që është larguar nga Kosova për Shqipërinë, derisa përmendi edhe disa shtete që kishin kërkuar lojtarë nga Kosova U19.

“Edhe Elmedin Rama që ka qenë lojtar i im, ai ka shkuar te Shqipëria. Nuk mori asnjë ftesë nga FFK-ja, andaj u largua. Te ekipi im asnjë lojtar i imi ska dashtë me braktis Kosovën. Ka pas kërkesa nga Shqipëria, Italia, Gjermania e Zvicra. Djemtë kanë qenë të bindur në projektin tim, kanë besu shumë në to. Kam krijuar një skuadër me potencial për të ardhmen”, shtoi Maliqi.

Maliqi foli edhe për mosvazhdimin e kontratës së tij nga FFK-ja.

“Kryetari nuk ishte i mendimit se unë kisha suksese me Kosovën U19. Unë nuk kam marrë as falënderim për kohën e kaluar te Kosova. Nëpër Facebook nashta, ama falënderimi bëhet nëpër zyre, me respekt”, tha ish-selektori i U19-shave./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement