Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit, por ndëshkohet edhe me të kuq - Gazeta Express
string(89) "mirlind-daku-shkelqen-me-dy-gola-ne-fitoren-e-rubin-kazanit-por-ndeshkohet-edhe-me-te-kuq"

Sport

Gazeta Express

09/03/2025 19:30

Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit, por ndëshkohet edhe me të kuq

Sport

Gazeta Express

09/03/2025 19:30

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku ka shkëlqyer sot në fitoren e Rubin Kazanit në Superligën e Rusisë, duke shënuar dy gola.

Daku fillimisht shënoi në minutën e shtatë të ndeshjes, shkruan “Gazeta Express”.

Daku nuk u ndal me aq, pasi shënoi edhe në minutën e 28-të të takimit.

Megjithatë, në një ndeshje perfekte, Daku u ndëshkua edhe me të kuq, pas dy të verdhëve. Kjo ndodhi në minutën e 75-të.

Në sezonin e sivjetëm në Rusi, Daku ka 9 gola të shënuar e pesë asistime të dhuruara.

Rubin Kazani është i teti në tabelë me 29 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement