Në listat e mbyllura do jenë gra dhe të rinj, detaje nga takimi i Ramës me drejtuesit e PS në qarqe - Gazeta Express
string(98) "ne-listat-e-mbyllura-do-jene-gra-dhe-te-rinj-detaje-nga-takimi-i-rames-me-drejtuesit-e-ps-ne-qarqe"

Shqiperi

Gazeta Express

09/03/2025 14:05

Në listat e mbyllura do jenë gra dhe të rinj, detaje nga takimi i Ramës me drejtuesit e PS në qarqe

Shqiperi

Gazeta Express

09/03/2025 14:05

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim secilin nga drejtuesit politikë të qarqeve për PS-në.

Secili prej drejtuesve të qarqeve jep propozimet për emrat që konsiderojnë si përfaqësues më të mirë të qarkut të tyre. Më pas emrat do të shqyrtohen në kryesinë e PS-së që do të mblidhet më 12 mars, ndërsa firmën finale e ka vetë Rama i cili vendos se kush do të jetë në listat e mbyllura e kush në listat e hapura.

Deri tani Rama është takuar me Blendi Klosi, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Mirela Kumbaro, drejtuesja politike e qarkut të Gjirokastrës, Ulsi Manja drejtues politik i qarkut të Lezhës, Emirjana Sako, drejtuese politike e qarkut të Durrësit, Benet Beci, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Bledi Çuçi, drejtues politik i qarkut të Vlorës dhe Niko Peleshi, drejtues politik i qarkut të Korçës.

Pasdite do të vijojë takimet me  Belinda Ballukun drejtuese politike e qarkut të Fierit, Eduard Shalsin, drejtues politik të qarkut të  Kukësit, Ogerta Manastirliun dhe Elisa Spiropalin drejtuese të qarkut në Tiranë, Ervin Demo, drejtues politik i qarkut të Beratit,  Arbjan Mazniku, drejtues politik i qarkut të Elbasanit

Advertisement
Advertisement
Advertisement