Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me deputeten e Forza Italia-s, Rosaria Tassinari.
Berisha e “falenderoi Tassinarin për mbështetjen që Forza Italia ka ofruar ndaj PD-së, veçanërisht gjatë viteve të fundit, dhe e informoi për situatën e vështirë që Shqipëria po kalon për shkak të ‘regjimit të Edi Ramës’. Ai theksoi korrupsionin që ka ndikuar në funksionimin e sistemit gjyqësor, duke ndarë me Tassinarin shqetësimet për lidhjet e socialistëve me krimin e organizuar“, njofton zyra e shtypit të PD.
Berisha gjithashtu “theksoi mbështetjen që Forza Italia ka dhënë në nivel ndërkombëtar për Partinë Demokratike, si dhe angazhimet për një ndryshim të orientimit politik në SHBA dhe garantimin e një paqeje të qëndrueshme në Europë. Ai shprehu angazhimin e PD-së për të kthyer Shqipërinë në një vend më të fortë, të begatë dhe të respektuar, duke rikthyer dinjitetin e ushtrisë dhe policisë dhe garantuar barazi përballë ligjit”.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...