Interi "kopjon" Milanin, fiton me përmbysje identike - Gazeta Express
string(49) "interi-kopjon-milanin-fiton-me-permbysje-identike"

Futboll

Gazeta Express

08/03/2025 22:38

Interi “kopjon” Milanin, fiton me përmbysje identike

Futboll

Gazeta Express

08/03/2025 22:38

Interi ka arritur një fitore dramatike ndaj Monzës me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Serie A.

Zikaltrit përmbysën një disavantazh prej dy golash, duke siguruar tre pikë të rëndësishme në garën për titull.

Ndeshja nisi me një surprizë të pakëndshme për ekipin e Simone Inzaghit, pasi në minutën e 32-të, Birindelli kaloi në avantazh Monzën me një goditje të saktë.

Vetëm 12 minuta më vonë, Balde dyfishoi shifrat në 44′, duke shtangur “San Siron”.

Megjithatë, Interi reagoi menjëherë dhe ngushtoi diferencën në minutën e 45+1′ me një gol të Arnautovic, i cili i dha skuadrës vendase besim për pjesën e dytë.

Në minutën e 64-të, Calhanoglu barazoi shifrat me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa përmbysja u vulos në minutën e 78-të, kur Kyriakopoulos realizoi një autogol që i dha fitoren Interit.

Me këtë fitore, Interi kryeson kampionatin me 61 pikë, ndërsa Monza mbetet në fundin e tabelës me 14 pikë, duke u përballur me një situatë të vështirë në betejën për mbijetesë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement