Vdes mjeku i ekipit katalonas, shtyhet ndeshja Barcelona-Osasuna - Gazeta Express
string(63) "vdes-mjeku-i-ekipit-katalonas-shtyhet-ndeshja-barcelona-osasuna"

Futboll

Gazeta Express

08/03/2025 20:46

Vdes mjeku i ekipit katalonas, shtyhet ndeshja Barcelona-Osasuna

Futboll

Gazeta Express

08/03/2025 20:46

Ndeshja mes FC Barcelona dhe Osasunës është shtyrë për shkak të një situate të jashtëzakonshme.

Mjeku i ekipit katalonas, Carles Minarro Garcia ka ndërruar jetë, duke sjellë tronditje në kampin blaugrana.

Barcelona dhe La Liga konfirmuan vendimin për shtyrjen e ndeshjes.

Klubi katalanas nuk ka dhënë më shumë detaje për ngjarjen tragjike, por ka shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë dhe të gjithë anëtarët e ekipit.

“Në këto momente të vështira, dërgojmë gjithë ngushëllimet dhe mbështetjen tonë për familjen dhe të afërmit e tij,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Data e re për zhvillimin e ndeshjes do të bëhet e ditur në vijim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement