Osmani shkon në AKI për 8 Mars, bën fotografi të pazakontë me punonjëset: Në çdo kohë janë aty ku duhet - Gazeta Express
string(101) "osmani-shkon-ne-aki-per-8-mars-ben-fotografi-te-pazakonte-me-punonjeset-ne-cdo-kohe-jane-aty-ku-duhet"

Lajme

Gazeta Express

08/03/2025 19:04

Osmani shkon në AKI për 8 Mars, bën fotografi të pazakontë me punonjëset: Në çdo kohë janë aty ku duhet

Lajme

Gazeta Express

08/03/2025 19:04

Presidentja Vjosa Osmani, ka lartësuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), duke thënë se vendimet strategjike të Kosovës varen shpesh nga puna e padukshme dhe fundamentale e kësaj agjencie, shkruan Gazeta Express.

Kështu ka deklaruar ajo përmes një postimi në Facebook, ku ka bërë të ditur edhe se, sot për nder të ditës së gruas, ajo ka vizituar gratë që janë pjesë e AKI-së, duke i quajtur ato ‘‘heroina të fshehta’’, të cilat ‘‘në çdo kohë janë aty ku duhet’’.

Osmani ka publikuar edhe një fotografi me punonjëset e AKI duke mos i identifikuar ato.

Postimi:

Vendimet strategjike të Republikës së Kosovës varen shpesh nga puna e padukshme, por fundamentale e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, isha në mesin e heroinave tona të fshehta, grave të fushës së inteligjencës, të cilat në çdo kohë janë aty ku duhet dhe me krenari mbrojnë interesin e Kosovës.

Nga AKI, urime 8 Marsin te gjitha grave të Republikës së Kosovës! /Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement