City bie në Nottingham, mposhtet minimalisht - Gazeta Express
string(43) "city-bie-ne-nottingham-mposhtet-minimalisht"

Sport

Gazeta Express

08/03/2025 15:31

City bie në Nottingham, mposhtet minimalisht

Sport

Gazeta Express

08/03/2025 15:31

Manchester City assesi të ketë vazhdimësi këtë edicion në Premierligë.

Të besuarit e Pep Guardiolës janë mposhtur në “City Ground” nga Nottingham Forest me shifrat 1-0.

Golin për fitoren e skuadrës së drejtuar nga Nuno Espirito Santo e shënoi Callum Hudson-Odoi në minutën e 83-të të ndeshjes.

City pati disa raste të mira shënimi gjatë ndeshjes, por që nuk arriti t’i konkretizojë.

Me këtë fitore, Nottingham është i treti me 51 pikë, katër më shumë se City që zë pozitën e katërt.

Vendi i parë i takon Liverpoolit me 67 pikë, derisa 54 sosh i ka Arsenali në vendin e dytë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement