Me gjasë Kosova po e humbë edhe një yll të ri, Brruti po e lë dhe po shkon te Shqipëria
Sport
Gazeta Express
08/03/2025 13:36
Kosova me shumë gjasë po e humbë edhe një yll të ri.
Bëhet fjalë për Etnik Brrutin e Malishevës, i cili njëherësh është edhe kapiten i Kosovës U21.
Gjatë ditës së sotme është raportuar nga mediume të ndryshme se Etnik Brruti do të kalojë te Shqipëria.
Brruti pritet të ftohet nga Sylvinho për ndeshjet e marsit, që Shqipëria do t’i zhvillojë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026.
Shqipëria përballet me Anglinë më 21 mars, derisa në Tiranë i bën konak Andorrës.