Roma dëshiron të rinovojë më yllin e skuadrës - Gazeta Express
string(45) "roma-deshiron-te-rinovoje-me-yllin-e-skuadres"

Sport

Gazeta Express

08/03/2025 11:51

Roma dëshiron të rinovojë më yllin e skuadrës

Sport

Gazeta Express

08/03/2025 11:51

Paulo Dybala po kalon në sezonin e tij më të mirë qëkur kaloi te Roma.

Sulmuesi argjentinas e ka rigjetur formën e tij të dikurshme, duke qenë figurë kyçe e romakëve.

Talenti i tij dhe performancat në fushën e lojës kanë tërhequr interesimin e shumë klubeve në Europë, me klubin romal që është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë të re, që e mban atë në klub deri në vitin 2027.

31-vjeçari ka lënë pas problemet e tij fizike, duke u bërë referenca kryesore e Romës në sulm, me kontributet e tij në gola e asistime.

Diskutimet mes klubit dhe sulmuesit po shkojnë mirë, dhe gjithçka tregon se ai do të vazhdojë edhe për disa sezone në kryeqytetin italian.

Dybala më herët kishte luajtur për Juventusin, derisa para “Zonjës së Vjetër”, i njohur për publikun u bë te Palermo./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement