Përparim Gruda, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar atë për tu bërë deputet.
Ai ka shkruar se do të shërbejë me përgjegjësi dhe profesionalizëm.
Po ashtu, i njëjti ka thënë edhe se ‘‘rruga për ta bërë Kosovën më të mirë vazhdon me përkushtim edhe më të madh brenda Kuvendit’’.
Postimi:
Faleminderit nga zemra 31,326 qytetarëve që më besuan votën për deputet në Kuvendin e Kosovës!
Gjatë kësaj fushate të jashtëzakonshme të PDK-së, pata privilegjin të takoj njerëz nga çdo cep i Kosovës. I siguroj të gjithë se do të shërbej me përgjegjësi dhe profesionalizëm, duke mbrojtur Kushtetutën, ligjin dhe, mbi të gjitha, interesin e qytetarëve tanë.
Rruga për ta bërë Kosovën më të mirë vazhdon me përkushtim edhe më të madh brenda Kuvendit.
Faleminderit!
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...