Raportohet se Pep Guardiola e ka dhënë “amimin” e tij për nëshkrimin e madh gjatë merkatos së verës.
Pas një formë të dobët të treguar gjatë përfundimit të vitit të kaluar, Manchester City reagoi në merkaton e dimrit, duke nënshkruar me Omar Marmoush, Nico Gonzalez, Abdukodir Khusanov për një shumë mbi 100 milionë paund.
Por me një skuadër që tashmë po vjetërsohet, Guardiola e City dëshirojnë që të vazhdojnë rindërtimin e skuadrës edhe në merkaton e verës.
Në anët e mbrojtjes, City është lidhur me Tino Livramenton dhe Andrea Cambiasson, derisa po ashtu ka shprehur interesim për yllin e Real Madridit.
Sipas “Football Transfers”, Guardiola është i vendosur të hyjë “all-in” për nënshkrimin e Eduardo Camavingas.
Francezi që e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin, e ka shpërfaqur fleksibilitetin e tij në fushë, duke luajtur në mësfushë e po ashtu edhe në anën e majtë të mbrojtjes, një aftësi që zgjon interesimin e madh nga Guardiola.
Guardiola e sheh Camavingan si zëvendësuesin e mundshëm të Ilkay Gundoganit dhe Bernando Silvas, me dyshen që do të largohen pas këtij sezonit.
Camavinga iu bashkua Real Madridit nga Rennes më 2021 për shumën e 34.4 milionë paundëve, derisa ka bërë 170 paraqitje me “Los Blancos”.
Sipas “Fichajes”, Real Madridi e ka gjetur tashmë zëvendësimin e Camavingas, i cili vjen nga PSG.
Reali e ka bërë prioritet nënshkrimin e Joao Nevesit të PSG-së.
Portugezi është i përfshirë në 13 gola për skuadrën franceze, teksa ka bërë 35 paraqitje në të gjitha garat me PSG-në./GazetaExpress/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...