Cristiano Ronaldo emëroi atmosferën më të mirë që kishte përjetuar, befason me përgjigje   - Gazeta Express
string(87) "cristiano-ronaldo-emeroi-atmosferen-me-te-mire-qe-kishte-perjetuar-befason-me-pergjigje"

Sport

Gazeta Express

07/03/2025 17:06

Cristiano Ronaldo emëroi atmosferën më të mirë që kishte përjetuar, befason me përgjigje  

Sport

Gazeta Express

07/03/2025 17:06

Cristiano Ronaldo ka emëruar atmosferën më të mirë, në të cilën ka luajtur gjatë karrierës së tij legjendare – dhe përgjigja e tij mund të ju befasojë.

40-vjeçari Ronaldo ka luajtur për disa klube ikonike, duke nisur nga Sportingu, Manchester Unitedi, Real Madridi e Juventusi, derisa tashmë djersitë fanellën e Al-Nassr në Arabinë Saudite.

 Gjatë kohës së tij në Europë, ai kishte kënaqësinë që të luante në stadiumet më të njohura të botës, si në “Camp Nou”, “Old Trafford” e “Santiago Bernabeu”, por ai nuk i përmendi fare këto stadiume, kur u pyet se cila ishte atmosfera më e mirë që kishte luajtur ndonjëherë.

Megjithatë, ai e pranon se ai i shijonte më shumë golat e shënuar në “Camp Nou” sesa në “Bernabeu”.

Por, ai emëroi një stadium tjetër për atmosferën më të mirë, dhe ai ishte “Celtic Park” i Celticut – i njohur ndryshe edhe si “Parkhead”.

“Tifozët e Celticut janë të jashtëzakonshëm”, tha Ronaldo për uebsajtin e Celticut.

Ronaldo nuk është legjenda e vetme që e ka vlerësuar atmosferën në “Celtic Park”.

Njëjtë kishin bërë edhe Sir Alex Ferguson dhe Lionel Messi, të cilët po ashtu kishin thënë që atmosfera në këtë stadium, ishte më e mira që e kishin përjetuar.

Stadiumi i Celticut është më i madhi në Skoci dhe ka një kapacitet prej 60 mijë ulësesh./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement