"Srpska Lista" ofendon dhe akuzon ambasadorin francez për qëndrim anti-serb pas takimit me Rashiqin - Gazeta Express
string(97) "srpska-lista-ofendon-dhe-akuzon-ambasadorin-francez-per-qendrim-anti-serb-pas-takimit-me-rashiqin"

Lajme

Gazeta Express

07/03/2025 15:49

“Srpska Lista” ofendon dhe akuzon ambasadorin francez për qëndrim anti-serb pas takimit me Rashiqin

Lajme

Gazeta Express

07/03/2025 15:49

Lista Serbe përmes një komunikate për media kanë reaguar ashpër dhe kanë ofenduar ambasadorin francez në Prishtinë, Olivier Guerot, i cili sot ka takuar ministrin për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, me të cilin ka folur edhe për krijimin e Qeverisë së Kosovës, meqë Rashiq ka fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lista Serbe kanë thënë se për Guerot “arritja më e madhe diplomatike është zhvendosja e përmendores së ushtarëve serbe të rënë në Prishtinë”.

Sipas kësaj partie e cila kontrollohet plotësisht nga Beogradi, me një veprim të tillë Guerot “ka treguar se çfarë mendon për serbët” dhe sipas “Srpskas” “pse do ta pengonte tani fakti që me votat e shqiptarëve po iu vidhet serbëve një mandat deputeti”.

 “Siç e kemi thënë edhe sot – dhjetë vende në parlament u takojnë serbëve dhe fitohen me votat e serbëve, le të jenë të sigurt të gjithë në Prishtinë dhe sponsorët e tyre ndërkombëtarë se nuk do të lejojmë që me votat e shqiptarëve të thyhet kjo dhe të uzurpohet një vend deputeti i destinuar për serbët. Atyre u mbetet vetëm të bëjnë foto. Së bashku.”, përfundon njoftimi i “Srpskas”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement