Një grup prej katër personash të nacionalitetit serb, ka sulmuar mbrëmë disa të rinj shqiptarë në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë, ku dy prej të rinjve kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas Policisë së Kosovës personat e përfshirë në këtë rast, janë arrestuar.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se incidenti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:00 ku dy prej të përfshirëve kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Raportohet për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë e rrahjes dy viktima meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), si dhe janë shoqëruar tre meshkuj kosovarë (të mitur). Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Personat e përfshirë në këtë incident janë të mitur, ndërsa vetëm një prej tyre dyshohet të jetë 18-vjeçar.
Fejza ka theksuar se hetimet janë ende duke vazhduar dhe se policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.