Tarifat amerikane, Kanada merr vendim ta shtyjë valën e dytë të tarifave - Gazeta Express
string(71) "tarifat-amerikane-kanada-merr-vendim-ta-shtyje-valen-e-dyte-te-tarifave"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2025 23:01

Tarifat amerikane, Kanada merr vendim ta shtyjë valën e dytë të tarifave

Lajme

Gazeta Express

06/03/2025 23:01

Kanadaja “nuk do të vazhdojë me valën e dytë të tarifave” për miliarda mallra amerikane, thotë ministri i financave të vendit, pasi SHBA njoftoi se po ndalonte zbatimin e disa tarifave kundër Kanadasë, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Në një postim në X, Dominic LeBlanc thotë se tarifat do të shtyhen deri më 2 prill – ashtu si ato të SHBA-së – “ndërsa ne vazhdojmë të punojmë për heqjen e të gjitha tarifave”.

Por Kryeministri i Ontarios, Doug Ford thotë se “një pauzë në disa tarifa nuk do të thotë asgjë” dhe “derisa Presidenti Trump të heqë përgjithmonë kërcënimin e tarifave, ne do të jemi të pamëshirshëm”.

“E vetmja gjë që është e sigurt sot është më shumë pasiguri”, shkruan ai në një postim në X.

Advertisement
Advertisement
Advertisement