Rama: Mbështetja masive për PS-në, që të mos humbim trenin e historisë - Gazeta Express
string(68) "rama-mbeshtetja-masive-per-ps-ne-qe-te-mos-humbim-trenin-e-historise"

Shqiperi

Gazeta Express

06/03/2025 18:19

Rama: Mbështetja masive për PS-në, që të mos humbim trenin e historisë

Shqiperi

Gazeta Express

06/03/2025 18:19

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë e Partisë Socialiste në Tiranë kërkoi mbështetje masive për Partinë Socialiste më 11 Maj, duke e konsideruar një mbështetje për të mos e humbur trenin e historisë.

“Janë volume të tëra pune që nuk mundet dot të bëhen nëse nuk shfrytëzohet çdo ditë. Kështu që çdo parafytyrim i një lëkundjeje është katastrofik për vendin tonë. Dhe një mbështetje masive për PS-në, për qeverinë tonë në këto zgjedhje është në fakt më shumë se sa një mbështetje për ne, është një mbështetje masive për të mos e humbur trenin e historisë dhe për të arritur në stacion. Që ne të hymë në BE duhet të mbyllim negociatat. Nëse ne mbyllim negociatat ne kemi kryer punë. Pastaj është koha e ratifikimit nëpër parlamentet e tjera, por kjo është një çështje tjetër. Nuk është më një problem që mund të merret dhe kthehet në një instrument për lloj-lloj axhendash të lloj-lloj lojtarëve që janë jashtë vullnetit tonë”, tha Rama.

Rama theksoi para të rinjve se Shqipërisë i duhet lidership dhe stabilitet i plotë në marrëdhënien me BE. Sipas tij, aktualisht këtë e jep vetëm Partia Socialiste. Madje ai mendon se deri sa Tirana zyrtare të bëhet anëtare në BE, “ka shumë rëndësi kush qeveris në Shqipëri”. Prandaj sipas tij, “çdo lloj tangoje me Kujtim Gjuzin”, duke ironizuar koalicionin e PD-së në zgjedhje, do krijonte lëkundje. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement